Shifrat preliminare: Në Bujanoc mbi 65% shqiptarë!





Është mbyllur procesi i regjistrimit në Komunën e Bujanocit.

Nga rezultatet preliminare të publikuara nga Spektri, rezulton se në numrin e përgjithshëm prej 54.498 banorëve, së paku 35 mijë banorë mund të dalin me përkatësi shqiptare.

Në vendbanimet ku banojnë shqiptarët etnik janë regjistruar 30.097 banorë.
Në këtë numër nuk është llogaritur fshati Osllarë, ku supozohet se janë të regjistruar rreth 800 shqipatrë.

Gjithashtu në këtë numër nuk është llogaritur as numri prej 15.012 banorë që janë regjistruar në qytetin e Bujannocit, ndërsa pretendohet se janë regjistruar rreth 5 mijë shqiptarë.
Nga këto numra të përllogaritura, në Bujanoc janë regjistruar rreth 35-36 mijë banorë shqiptarë./Spektri