Një sistem novator i inteligjencës artificiale si ChatGPT, i trajnuar me historitë e jetës së mbi një milion njerëzve, është shumë i saktë në parashikimin e jetës së individëve, si dhe rrezikun e tyre për vdekje të hershme.
Modeli i AI u trajnua mbi të dhënat personale të popullsisë së Danimarkës dhe u tregua se parashikonte shanset e njerëzve për të vdekur më saktë se çdo sistem ekzistues, thanë shkencëtarët nga Universiteti Teknik i Danimarkës (DTU), raporton The Independent.
Në hulumtim, studiuesit analizuan të dhënat e shëndetit dhe tregut të punës të gjashtë milionë danezëve, të mbledhura nga viti 2008 deri në vitin 2020. Këtu përfshihej informacionin mbi arsimimin e individëve, vizitat në mjekë dhe spitale, diagnozat e tyre, të ardhurat dhe profesionin.
Shkencëtarët e konvertuan grupin e të dhënave në fjalë për të trajnuar një model të madh gjuhësor të quajtur “life2vec”, i ngjashëm me teknologjinë që qëndron pas aplikacioneve të IA-së si ChatGPT.
Pasi modeli i IA-së mësoi modelet në të dhëna, ai tejkaloi sistemet e tjera të avancuara dhe parashikoi rezultate të tilla si personaliteti dhe koha e vdekjes me saktësi të lartë, sipas studimit, të botuar në revistën ‘Nature Computational Science’ të martën.
Studiuesit morën të dhënat e një grupi njerëzish nga mosha 35 deri në 65 vjeç – gjysma e të cilëve vdiqën midis 2016 dhe 2020 – dhe i kërkuan sistemit të IA-së të parashikonte se kush do të jetonte dhe kush do të vdiste.
Ata zbuluan se parashikimet e IA-së ishin 11 për qind më të sakta se ato të çdo modeli tjetër ekzistues.