Shkenca: Një nënë amvise ka punën më të vështirë

Pavarësisht nëse punoni jashtë ose jeni një nënë që qëndron në shtëpi, ju e doni fëmijën tuaj dhe kënaqeni duke rritur fëmijë.

Të gjithë prindërit punojnë shumë, por një nënë që qëndron në shtëpi duket se ka punën më të kërkuar nga të gjitha.

Fëmijët janë bekime dhe ofrojnë shumë dashuri, por gjithashtu kërkojnë shumë kujdes. Për nënat që qëndrojnë në shtëpi, përgjegjësia u bie vetëm atyre, raporton powerofpositivity, transmeton Klankosova.tv

Ndërsa shumica e nënave që qëndrojnë në shtëpi e pëlqejnë rolin e tyre, qëndrimi në shtëpi me fëmijën tuaj është i kënaqshëm dhe i mrekullueshëm, por kjo nuk e zvogëlon sasinë e punës që kërkon mëmësia.

Njerëzit që nuk kanë qëndruar në shtëpi me fëmijët e tyre ndonjëherë supozojnë gabimisht se është një punë e lehtë, por kjo është larg nga e vërteta e që studimet tregojnë se një nënë që qëndron në shtëpi ka punën më sfiduese, pavarësisht supozimeve të rreme.

Pra nënat që qëndrojnë në shtëpi për t’u kujdesur për fëmijët e tyre nuk pushojnë nga energjia emocionale, mendore dhe fizike që kërkon, e sipas një studimi thuhet se prindërit që qëndrojnë në shtëpi janë më të stresuar sesa prindërit që punojnë.

Ndërkaq nënat që qëndrojnë në shtëpi, pjesa më e madhe e përgjegjësisë së rritjes së fëmijëve është vetëm mbi to e disa nga arsyet pse është puna më e vështirë përfshijnë pagën apo përfitime shëndetësore, një nënë që rri në shtëpi nuk mund të thotë jo, nuk merr dot pushim.

Megjithatë të jesh prindër është i vështirë nëse je nënë që rri në shtëpi apo nënë që punon, stigma se nënat që qëndrojnë në shtëpi e kanë të lehtë tani është hedhur poshtë nga kërkimet.

Pavarësisht, është një bekim të kesh atë kohë me fëmijët e tu dhe nënat që qëndrojnë në shtëpi e kuptojnë këtë.