Deputetja e VV’së, Shqipe Mehmeti- Selimi, nuk mori pjesë në votim kur u propozua Donika Gërvalla për kryeparlamentare. Ajo ka deklaruar se mospjesëmarrja nuk lidhet me motive partiake, por ka të bëjë me postimet e Gërvallës që Rexhep Selimin e quante figurë të krimit.
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe kandidatja e propozuar e VV-së për kryetare kuvendi, Donika Gërvalla, ka reaguar me fjalët e babait të saj, Jusufit.
“E thënë me fjalët e poetit:
“Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun.
Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”, është ky reagimi i plotë i Gërvalles.
Fjalët që i shkroi Gërvalla janë pjesë e një letrë që veprimtari Jusuf Gërvalla, babai i Donika Gërvallës, ia kishte shkruar nënës së tij Ajshes.