Kombëtarja e Shqipërisë e ka fituar pa telashe miqësoren e parë në prag të “Euro 2024”
Kombëtarja e Shqipërisë e ka fituar pa telashe miqësoren e parë në prag të “Euro 2024”.
Të hënën mbrëma në Hungari, Shqipëria ka triumfuar me reuzultatin e pastër 3:0.
Një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në të dytën konfirmuan fitoren e Shqipërisë dhe dominimin total ndaj Lihtenshtajnit.
Armando Broja e zhbllokoi rezultatin në minutën e 31-të dhe me shifrat 1:0 përfundoi pjesa e parë.
Në këtë ndeshje testuese, Sylvinho provoj shumë lojtarë, derisa i dha debutimin edhe mesfushorit të ri Medon Berisha.
Pas Lihtenshtajnit, Shqipëria do të luaj edhe një miqësore para shkuarjes në Gjermani, ku më 14 qershor nis Kampionati Evropian.
Më 7 qershor, Shqipëria do të përballet edhe me Azerbajxhanin, ndeshje që gjithashtu do të luhet ne Hungari por me fillim në orën 19:00. /Dukagjini/