Ka nisur tashmë protesta e shqiptarëve në Preshevë, me moton “Për identitet dhe dinjitet”.
Shqiptarët në Luginë po protestojnë kundër shkeljeve të të drejtave të tyre nga Serbia.
Ata po kërkojnë njohjen e teksteve shkollore në gjuhën shqipe si dhe njohjen e diplomave të lëshuara nga Kosova.
Kryetari i Këshillit Nacional, Nevzad Lutfiu për televizionin publik ka thënë se protestat do të vazhdojnë, ndërkohë janë kërkesat e njëjta.
“Ndalja e menjëhershme e pasivizimit të adresave tendencë e hapur për spastrim etnik, njohja e diplomave të të gjithë të rinjve të Preshevës të cilët i kanë përfunduar studimet në Kosovë, punësimi i kuadrove në institucionet shtetërore dhe një varg të drejtash të cilat na mohohen si komunitet shqiptar”, tha ai.
Kjo është protesta e dytë, pas asaj e cila u mbajt më 12 gusht.