Shtrenjtohen derivatet!





Çmimi i ri maksimal i Eurodieselit nga sot do të jetë 216 dinarë, ndërsa benzina 175 dinarë, ka njoftuar Ministria e Tregtisë.
Deri më sot, dizeli kushtonte 213 dinarë, ndërsa benzina 172 dinarë.
Në mbledhjen e 30 shtatorit, Qeveria e Serbisë miratoi Rregulloren e ndryshuar për kufizimin e çmimit të derivateve të naftës, duke pasur parasysh se tregu është ende i paqëndrueshëm dhe për këtë arsye është e nevojshme të zgjatet periudha e vlefshmërisë së kufizimit të çmimit e atyre produkteve, e cila është planifikuar për periudhën deri më 31 tetor.

U ndryshua edhe vendimi për uljen e përkohshme të akcizës për derivatet e naftës dhe u vazhdua vlefshmëria deri në fund të tetorit.