Shuplaka virale e Brigitte ndaj Macron – ja çka tregon gjuha e trupit të tij pasi u godit nga gruaja?

Incidenti që la në hije fillimin zyrtar të turneut aziatik të Emmanuel Macron dhe gruas së tij Brigitte vazhdon të shkaktojë reagime. Një analizë të gjuhës së trupit të Macronit pas incidentit, e ka bërë Judi James, e cila ia ka kushtuar karrierën e saj studimit të gjuhës së trupit.

Edhe pse presidenti francez këmbëngul se ishte një “shaka midis bashkëshortëve”, James thekson se provat vizuale thonë të kundërtën dhe sugjerojnë shqetësim të thellë nën sipërfaqe.

“Nuk do ta quaja atë gjest lojë, siç po portretizohet”, tha James për MailOnline, duke analizuar momentin në të cilin Brigitte Macron del nga kabina e avionit me të dyja duart dhe e shtyn fytyrën e burrit të saj aq fort sa ai pothuajse humbet ekuilibrin. “Sidomos duke pasur parasysh ‘shtyrjen’ shtesë në fund të kontaktit, është e vështirë të argumentohet me pafajësinë e asaj lëvizjeje”, thotë James.

Analiza e saj hap një kontekst më të gjerë – politik dhe personal. Reagimi i Macronit, një grusht i shtrënguar pak çaste pasi doli nga avioni, është, sipas James, një shenjë kontrolli emocional dhe tensioni. “Nuk është lëvizja e një burri që sapo ka qeshur me gruan e tij – është një shenjë e stresit instiktiv”, shpjegon ajo.

Heshtje në vend të një buzëqeshjeje

Ajo që është më shqetësuese në të gjithë situatën, thotë James, është mungesa e plotë e çdo sinjali joverbal për të mbështetur pretendimet e Macron për “shaka”. Asnjë e qeshur, asnjë vështrim i përbashkët, asnjë prekje. Brigitte nuk e pranoi dorën e shtrirë të burrit të saj dhe ato zbritën shkallët veçmas, pa asnjë shenjë butësie apo pajtimi.

“Dhe nëse diçka e tillë do t’i kishte ndodhur ndonjë çifti tjetër në rrugë, reagimi i publikut do të kishte qenë i njëjtë – habi dhe shqetësim”, përfundon James.

Një nga ndihmësit e ngushtë të Macronit e quajti momentin “një relaksim para udhëtimit” dhe “një moment afërsie”, ndërsa ekipi i presidentit fajësoi “dezinformatorët pro-rusë” për përhapjen e narrativës negative.

Të gjitha këto mesazhe nuk e ndryshojnë faktin se videoja, e cila tani është bërë virale.