Si do të dukej shtëpia e ëndrrave e kukullës Barbie në Shqipëri e Kosovë

Midjourney është programi, që nëpërmjet inteligjencës artificiale, ka bërë një shtëpi të kukullës Barbie në stilin arkitektonik të pothuajse çdo vendi të botës
Shtëpia e ëndrrave e kukullës Barbie tashmë ka një version arkitektonik të pothuajse çdo stili të vendeve botërore, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Dritaret e vogla e ballkonet e bukura e karakterizojnë versionin e fotografisë së shtëpisë së Barbiet në Shqipëri.

Çatitë i karakterizon ngjyra e kuqe e po ashtu kjo ngjyrë i dominon edhe lulet përreth shkallëve. Edhe fontanta ka ngjyrë të kuqe, sipas fotografisë së krijuar nga programi “Midjourney”. Shqiponja nuk shihet askund.

Nëse kjo inteligjencë artificiale do të bazohej edhe më shumë në stilin arkitektonik shqiptar, mund të shtonte elemente nga arkitektura e Durrësit antik, ajo e dritareve të Beratit, pjesë nga Gjirokastra, bregdeti jugor, e po ashtu edhe nga parku arkeologjik i Butrintit duke përfshi këtu një amfiteatër që do t’i përshtatej termit “dreamshouse” shumë më shumë.

Lista e plotë e të gjitha shteteve

Në këto fotografi të publikuara nga “BuzzFeed” nuk përfshihet Kosova. Por si do të dukej ajo?

Padyshim që do të mendohej ndërlidhja me çatinë e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Kalanë e Prizrenit, kalldrëmin, pjesë nga parku arkeologjik i Ulpianës e elemente të tjera otomane të kombinuara me ndërtesat në Prishtinë. Hyrja e shtëpisë nga jashtë mbase do t’i përngjante dritareve të dyqaneve të çarshisë së vjetër të Gjakovës, e kopshti do të dukej si parku i Pejës. Ndoshta shtëpia do të gjendej në Drenicë pasi që rajoni njihet si zemra e Kosovës.

Megjithatë, në një kërkim i KOHËS në “Gencraft” (platformë e ngjashme si “Midjourney”) u ofruan këto opsione se si do të dukej kjo shtëpi në Kosovë: