Real Madrid kishte vendosur që nëse Vinicius Junior nuk do të fitonte Topin e Artë, atëherë ata nuk do të ishin të pranishëm në Paris për të parë dikë tjetër që ta merrte çmimin.
Mesfushori i Manchester Cityt dhe Spanjës, Rodri Hernandez e fitoi atë, me të gjithë të ftuarit nga klubi i Real Madridit që nuk ishin në mbrëmjen e organizuar në Paris.
Klubi kishte organizuar një maratonë pesë orëshe për të mbuluar Topin e Artë në RMTV, kanalin e tyre, por edhe kjo ishte anuluar.
Kompania Nike po ashtu kishte synuar gjithashtu t’i ngjyroste dyqanet e tyre në flori në kryeqytetit spanjoll për të nderuar Vinicius, por edhe kjo ide gjithashtu u hodh poshtë.
Mediumi Sport shkruan se presidenti Florentino Perez e ndaloi Vinicius të udhëtonte, por AS e hedh poshtë këtë ide, duke pretenduar se në fakt ishte yll brazilian që sugjeroi të mos shkonte dhe ai u mbështet nga shokët e tij të skuadrës.
Los Blancos gjithashtu mendojnë se nëse nuk do të ishte Vinicius, duhet të ishte Dani Carvajal, dhe jo Jude Bellingham.
Ky është viti i parë që UEFA po bashkëorganizoi çmimin me France Football dhe ata në kampin madrilen besojnë se tensioni midis dy organizatave qëndron pas vendimit, pavarësisht se është votuar nga 100 gazetarë nga e gjithë bota.
Për fund, është e vështirë të kujtohet se Topi i Artë i ka shkaktuar kaq shumë acarim një klubi kaq të madh thjesht për faktin se një nga lojtarët e tyre nuk e ka fituar.
Si rregull i përgjithshëm, Real Madrid tenton të bëjë më të mirën për të mbështetur lojtarët për çmime individuale, duke i bërë shumë shpesh reklamë si në media, ashtu edhe përmes analistëve të sportit. /Telegrafi/