A keni menduar ndonjëherë se si bëjnë para aplikacionet falas për shkëmbim mesazhesh si WhatsApp?
Kur bëhet fjalë konkretisht për WhatsApp-in, sigurisht që i ndihmon, si fillim, që janë pjesë e kompanisë Meta (edhe pronare e aplikacioneve Facebook e Instagram).
Përveç kësaj, kompanitë tani mund të paguajnë nëse duan të fusin një lidhje në një nga postimet e tyre në Facebook ose Instagram, që do të fillojë një bisedë në WhatsApp. Kjo nuk është mënyra e vetme për të fituar para, gjë që është treguar në shembujt e aplikacioneve të tjera.
Për më tepër, kemi Discord, i cili është gjithashtu një platformë falas për komunikim, nëse ju nevojitet vetëm për gjërat elementare. Nëse dëshironi të përdorni disa funksione shtesë, duhet paguar dhe mund të kushtojë deri në 10 dollarë në muaj.
Snapchat, për shembull, kombinon disa modele për të gjeneruar të ardhura – shfaq reklama (burimi kryesor i të ardhurave), ka 11 milionë abonentë dhe kompania që qëndron pas kësaj platforme shet gjithashtu syze AR. /Telegrafi/