Si ta ndalni Instagramin nga ndjekja e aktivitetit tuaj në internet

Kompania Meta ka shtuar një opsion të ri që do t’ju lejojë të bllokoni Instagramin nga mbledhja e informacionit për faqet e internetit dhe aplikacionet që vizitoni.

I disponueshëm më parë vetëm për Facebook, ky opsion tani po zgjerohet edhe në Instagram.

I quajtur Activity Off-Meta Technologies, ky mjet ju lejon të menaxhoni se si informacioni që bizneset e tjera dërgojnë te Meta lidhet me llogaritë tuaja në Facebook dhe Instagram. Duke e përdorur atë, ju mund të rishikoni biznese të tilla, të shkëputni ato specifike ose të pastroni plotësisht të dhënat.

Më pas është “Transferoni informacionin tuaj”, opsion i cili tani është i disponueshëm edhe në Instagram. Kjo ju lejon të transferoni të gjitha fotot dhe videot tuaja të ngarkuara në Instagram në shërbime të tjera, duke e bërë më të lehtë ndarjen e kujtimeve, veçanërisht në shërbimet e palëve të treta.

Në të njëjtën kohë, Meta po përmirëson gjithashtu seksionet “Shkarkoni informacionin tuaj” dhe “Aksesoni informacionin tuaj”. Tani një faqe e unifikuar ju lejon të menaxhoni të dyja këto gjëra për Instagram dhe Facebook për një përvojë më të efektshme. /Klankosova.tv