Sinani: 𝐓𝐨𝐩𝐥𝐢𝐤𝐮 𝐦𝐞 𝐛𝐮𝐧𝐚𝐫 𝐭ë 𝐫𝐢–𝐊𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬 𝐢 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐮𝐞𝐬𝐡ë𝐦 𝐩ë𝐫 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫ë𝐭!

Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani ka publikuar inspektimet tek bunari i ri në Toplik, ku ka theksuar se po punohet vazhdimisht për përmirësimin e furnizimit me ujë të pishëm për qytetarët e Preshevës.
“Sot isha në vendngjarje në Toplik, ku po hapim një bunar të ri, si pjesë e përkushtimit tonë për të garantuar furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm me ujë të pijshëm për qytetarët e Preshevës”, ka shkruar Sinani.
Kujtojm se Presheva ndër vite është përballur me mungesën e ujit të pishëm dhe se qytetarët janë përballur me mungesë të ujit.
Postii i Sinanit në facebook:
“Uji është jetë–dhe ne po investojmë aty ku ka më shumë rëndësi!
Sot isha në vendngjarje në Toplik, ku po hapim një bunar të ri, si pjesë e përkushtimit tonë për të garantuar furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm me ujë të pijshëm për qytetarët e Preshevës.
Pas hapjes së dy bunarëve në vitin 2021, po vazhdojmë aty ku e lamë-me vizion të qartë dhe punë konkrete për të rritur kapacitetet ujore të komunës sonë.
Ky investim është dëshmi se nuk ndalemi me fjalë, por veprojmë me hapa të matshëm, për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë”.
Kujtojm se Presheva ndër vite është përballur me mungesën e ujit të pishëm dhe se qytetarët janë përballur me mungesë të ujit.