Kryetarja e Prehsevës Ardita Sinani është takuar me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Beograd Bardhyl Canaj.
Sinani ka njoftuar në një postim në faqen e saj ku ka theksuar se gjatë këtij takimi është biseduar për gjendjen aktuale të Luginës Preshevës dhe bashkëpunimin institucional.
“Takim i përzemërt në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd me Ambasadorin Bardhyl Canaj, ku ndamë nga afër gjendjen në Preshevë dhe biseduam për thellimin e bashkëpunimit institucional”.
Sinani ka falënderuar Ambasadorin Canaj për mbështetjen e vazhdueshme, “Faleminderim për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Preshevës dhe angazhimin për të qenë gjithmonë pranë qytetarëve tanë”.