Sonte nis edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Hyjnesha në Fron”.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se ky vit ka sjellë një përgatitje të madhe për të ofruar një përvojë unike për shikuesit dhe dashamirësit e filmit, me një program të pasur filmash nga e gjithë bota.
Ceremonia e hapjes do të mbahet sot, më 13 dhjetor, në Kino Armata nga ora 18:00. Ndërsa, nga ora 19:30, do të shfaqet filmi dokumentar “Kthimi në Kosovë” nga Julius Strauss, i cili është kushtuar ngjarjes së dhimbshme të familjes Deliu nga Abria e Epërme e Drenasit./Telegrafi/