Mësimdhënësi i lëndës së edukimit fizik në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, Valentin Selmanaj po akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të miture.
Pamjet e ngacmimit nga Selmanaj janë publikuar në medie.
Në anën tjetër, Prokuroria Themelore e Pejës ka dorëzuar kërkesën për paraburgim ndaj tij.
Insajderi ka intervistuar drejtorin e shkollës, Qazim Maloku i cili ka treguar se çfarë kërkese kishte babai i vajzës për ta.