Sot në Serbi është ditë zie. Kujdesë me muzikë

Sot është ditë zie në Serbi për shkak të vdekjes së tetë personave nga zjarri në një shtëpi të të moshuarve në komunën e Barajevës në Beograd.

Vendimin për shpalljen e Ditës së Zisë e ka marrë qeveria serbe në seancën e djeshme.

Tetë banorë vdiqën dhe shtatë u plagosën nga zjarri në Shtëpinë për të rritur dhe të moshuar “Ivanović” në Veliki Borak, Barajevë.

Policia ka arrestuar tre persona në lidhje me zjarrin, mes të cilëve edhe përgjegjësin e objektit, të dyshuar për kryerjen e një krimi të rëndë kundër sigurisë publike, i cili parashikon dënimin me burg nga dy deri në 12 vjet./Spektri