Spanja ka publikuar listën preliminare të futbollistëve të ftuar për Euro 2024 që do të mbahet në Gjermani këtë verë.
Pasi kombëtare si Anglia, Italia Franca dhe Holanda publikuan listat me futbollistët e ftuar, këtë herë ishte radha e Spanjës.
Adoleshentët e Barcelonës, Pau Cubarsi, Lamine Yamal dhe Fermin Lopez ishin të gjithë të ftuar, por Gavi ka mbetur jashtë shkaku i lëndimit të rëndë që ka pësuar kohë më parë.
Heroi i gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve për Real Madridin, sulmuesi Joselu, i cili paraprakisht ka luajtur në Ligën Premier është po ashtu në mesin e të grumbulluarve, por vend nuk kishte për Lucas Vazquez.
“Të gjithë lojtarët kanë mundësitë e njëjta që të ftohen në Euro 2024, dua ta bëjë këtë të qartë që nga fillimi”.
“Lista e gjatë ishte për të minimizuar rreziqet dhe për të mbuluar ndonjë ngjarje të paparashikueshme”, ka thënë përzgjedhësi i Spanjës, Luis De la Fuente.
Lista e plotë e futbollistëve të ftuar nga Spanja:
Portierë:Unai Simon, Alex Remiro, David Raya.
Mbrojtës: Jesus Navas, Dani Carvajal, Robin Le Normand, Aymeric Laporte, Nacho Fernandez, Dani Vivian, Pau Cubarsi, Alejandro Grimaldo, Marc Cucurella.
Mesfushorë: Martin Zubimendi, Rodri Hernandez, Mikel Merino, Fabian Ruiz, Pedri, Marcos Llorente, Fermin Lopez, Aleix Garcia, Alex Baena.
Sulmues: Lamine Yamal, Ferran Torres, Dani Olmo, Nico Williams, Ayoze Perez, Alvaro Morata, Joselu Mato, Mikel Oyarzabal. /Telegrafi/Spektri/