Stano për takimin e radhës Kurti-Vuçiq: Kur të jenë kushtet dhe të dy të pajtohen

Zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano, ka thënë se takimi i ardhshëm në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të mbahet kur të dy palët të pajtohen.

Stano, në një konferencë për shtyp potencoi se tani gjëja më e rëndësishme është shtensionimi i situatës së krijuar në veri, njofton Klankosova.tv.

“Ne jemi gjithmonë të hapur për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë në mes kryeministri të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por kur kushtet janë mirë dhe dhe të dytë pajtohen, por tani më e rëndësishmja është shtensionimi i situatës, hapat konkretë”, u shpreh Stano.

Stano foli edhe për vizitën e të dërguarit të posaçëm të Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në Prishtinë dhe Beograd.

“I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të jetë më vonë sot në Prishtinë dhe në Beograd nesër, ai do të jetë i shoqëruar nga i dërguari i posaçëm të Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”.

“Ata do t’i informojmë për thirrjet evropiane dhe amerikane për Kosovën dhe Serbinë për ta de-përshkallëzuar menjëherë situatën dhe të marrin hapa që të ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme. Zgjidhja e qëndrueshme duhet të gjendet përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha Stano. /Klankosova.tv.