Fituesi i Big Brother VIP Kosova, Stresi, ka shpërndarë një thirrje për marsh soli për veriun.
Postimi është shpërndarë në Instagramin e tij, teksa nuk dihet se kush po e organizon këtë marsh, e as vendi ku do të mbahet, shkruan Gazeta Insajderi.
“Me 1 qershor 2023, ora 12:00. Marshojmë për veri. Ju ftojmë masivisht t’i dalim zot vendit tonë”, thuhet në thirrjen e shpërndarë nga këngëtari.
Deri më tani, nuk ka pasur ndonjë paralajmërim për marshim apo protestë lidhur me situatën e tensionuar në veri.