Mbrëmjen që kaloi studentët në bllokadë kanë publikuar deklaratën ku kanë kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Serbi.
Studentët në bllokadë mbrëmë kanë publikuar deklaratën përmes së cilës kanë kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Ende nuk dihen reagimet e qeverisë dhe sa do të përkrahen ana nga opozita, andaj mbetet të shihet ditëve në vazhdim.
“Për më shumë se pesë muaj, studentët janë përpjekur intensivisht të përmbushin kërkesat e tyre me të gjitha mjetet legjitime dhe paqësore. Pavarësisht kësaj, kërkesat e studentëve ende nuk janë përmbushur dhe qeveria nuk tregon as iniciativën më të vogël për t’i përmbushur ato në të ardhmen. Lëvizja studentore nisi protesta me numra të paparë, tregoi se zëri i të rinjve nuk është thjesht zhurmë, por një forcë që mund të iniciojë ndryshime, të rivendosë dinjitetin dhe të zgjojë shpresën për drejtësi dhe liri, dhe vërtetoi se sovraniteti i dëshirave tona është në duart e popullit. Me bindje të fortë se kërkesat tona janë të sakta, deklarojmë se rrënjët e korrupsionit qeveritar kanë depërtuar shumë thellë në institucionet shtetërore, të cilat kështu pengohen të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të pavarur” thuhet ndër të tjerash në deklaratën e studentëve të bllokadës, shkruan Blic.
Pas të gjitha përpjekjeve dhe bllokadave të disa institucioneve arsimore ne Serbi kjo ështe hera e parë që studentët dalin me qëndrim të unifikuar.