Supremja refuzon ankesat e komuniteteve në Kosovë

Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuara ankesat nga subjektet politike të komuniteteve si dhe të kandidatëve të tyre për deputet në Kuvendin e Kosovës, të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Sipas njoftimit për media, katër ankesa janë shqyrtuar në një vendim të vetëm.

“Katër ankesa janë shqyrtuar në një vendim të vetëm, përkatësisht ankesat e subjekteve politike; Romani Iniciativa (AA.nr29/2021), Partia Liberale Egjiptiane dhe Partia e Ashkalive për Integrim (AA.nr.35/2021) dhe Lëvizja Përparimtare e Romeve të Kosovës (AA.nr.36/2021), të paraqitura kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) A.nr.736/2021 të dt.07.03.2021, dhe ankesës së dytë, e pranuar sot, e subjektit politik Romani Iniciativa (AA.nr.39/2021), e paraqitur kundër vendimit plotësues të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa A.nr.736/2021, datës 10.03.2021. Me aktgjykimin AA.nr.29/2021 është vendosur që këto ankesa të refuzohen si të pabazuara”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, siç thuhet në njoftim, dy ankesa tjera janë shqyrtuar në një vendim të vetëm.

“Përkatësisht ankesa e subjektit politik Ujedinjena Zajednica-Adrijana Hodzic dhe ankesa e subjektit politik Social Demokratska-UNIJA SDU, të paraqitura kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Anr.656/2021, të datës 07.03.2021. Me aktgjykimin AA.nr.30/2021 është vendosur që këto ankesa të refuzohen si të pabazuara”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme. /Telegrafi/