Skuadra e famshme italiane, Parma ka zyrtarizuar transferimin e 16 vjeçarit kosovar, Dren Tërnava.
Mesfushori i talentuar kosovar është transferuar në Itali nga skuadra finlandeze, TPS Turku.
Tërnava luan në pozitën e qendër-mesfushorit dhe bëhet fjalë për një talent me të ardhme të madhe.
Në ambientet e Parmës, Tërnava është pritur edhe nga legjenda e skuadrës italiane, Cristian Zacardo./Indeksonline/