Të drejtat e njeriut dhe pakicave.
Më 17–18 korrik, The Future organizoi dy punëtori në Hotel Rozafa mbi të drejtat e njeriut dhe të pakicave.
Të rinjtë pjesëmarrës eksploruan tema kyçe mbi të drejtat e njeriut dhe ndanë histori personale.
Nga dinjiteti dhe barazia te diversiteti dhe drejtësia, mësuam se të drejtat e njeriut i përkasin të gjithëve. Le të vazhdojmë të ndërtojmë ura dhe të mbështesim njëri-tjetrin!
Në kuadër të projektit do realizohen aktivitete tjera përgjatë muajit gusht dhe shtatorë.
Projekti “Klubi i të Rinjve” financohet përmes një granti nga programi “Spark: Të rinj të aftë, komunitete të fuqizuara, Serbi”.