Të martën kuvendi komunal në Bujanoc do të mbaj seancën e gjashtë, ndoshta edhe të fundit për këtë vit.
Në këtë seancë janë paraparë 27 pika të rendit të ditës, mes tyre edhe rishikimi i buxhetit të vitit 2023 dhe propozimi i buxhetit të vitit 2024.
Pikat e rendit të ditës:
1. Propozim aktvendimi për caktimin e zëvendës sekretarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit,
2. Propozim vendim për rishikimin e buxhetit të komunës së Bujanocit për vitin 2023,
3. Propozim vendimi për ndarjen e mjeteve për investime nga buxheti i Trupit Koordinues të Qeverisë së RS për komunat Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, për vitin 2023,
4. Propozim vendimi për buxhetin e Komunës së Bujanocit për vitin 2024,
5. Propozim vendim për ndarjen e mjeteve për investime nga buxheti i Trupit Koordinues të Qeverisë së RS për komunat Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, për vitin 2024,
6. Propozim Plani kadrovik i komunës së Bujanocit për vitin 2024,
7. Shqyrtimi dhe miratimi i Programit të Punës së Këshillit Komunal të Komunës së Bujanocit për vitin 2024,
8. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së Shtabit për Situata Emergjente të Komunës së Bujanocit për vitin 2024,
9. Shqyrtimi dhe miratimi i programit të punës me planin financiar të NP “Komunalia” Bujanoc për vitin 2024,
10. Shqyrtimi dhe miratimi i Programit të Veçantë të NP “Komunalia” Bujanoc për vitin 2024,
11. Programi i punës me planin financiar të Qendrës për Punë Sociale Bujanoc për vitin 2024,
12. Programi i punës me planin financiar të Qendrës Kulturore Sportive “Rinia” Bujanoc për vitin 2024,
13. Programi i punës me planin financiar të Bibliotekës së qytetit “14 Nëntori” Bujanoc për vitin 2024,
14. Programi i punës me planin financiar të Shtëpisë së Kulturës “ Vuk Karaxhiq” Bujanoc për vitin 2024,
15. Programi i punës me planin financiar të Organizatës Turistike të Komunës së Bujanocit për vitin 2024,
16. Raporti i punës së Entit parashkollor “Gëzimi ynë” Bujanoc për vitin 2022-2023;
17. Programi i punës me planin financiar të Entit parashkollor “Gëzimi ynë” Bujanoc për vitin 2023-2024,
18. Propozim Vendimi për mënyrën e deklarimit nga përdoruesit e shërbimeve komunale për cilësinë e ofrimit të shërbimeve komunale,
19. Propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për kanalizim në territorin e Komunës së Bujanocit,
20. Propozim për vendim për ndryshimin e vendimit për emërimin e anëtarëve të këshillit shkollor në S.SH. “Sezai Suroi” Bujanoc,
21. Propozim-vendim për shkarkimin e anëtarëve të këshillit shkollor të Shkollës për arsim dhe arsim fillor muzikor Bujanoc,
22. Propozim për vendim për emërimin e anëtarëve të këshillit shkollor të Shkollës për arsim dhe edukim muzikor fillor Bujanoc,
23. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për dhënien e pëlqimit ndaj Statutit të Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq” Bujanoc
24. Propozim aktvendimi për emërimin e komisionerit në Bashkësinë Lokale në Zarbincë,
25. Propozim Aktvendimi për përfundimin e mandatit të drejtorit të Qendrës për Punë Sociale Bujanoc, për shkak të skadimit të mandatit,
26. Propozim Aktvendimi për emërimin e u.d. drejtorit të Qendrës për Punë Sociale Bujanoc,
27. Të ndryshme.
Rendi i ditës përfundimtare do të përcaktohet në vetë mbledhjen.