Këtë të enjte u mbajt Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe, kur pjesëmarrës ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Ndër të tjera Rama tha se nesër do të publikohet drafti i ri i fjalorit shqip, ndërsa shtoi se do të hidhet në një konsultim më të gjerë publik.
Nesër do të publikohet drafti i këtij fjalor, them draft pasi fjalori do të hidhet në një konsultim të gjerë publik. Do të merren të gjitha opinionet, sugjerime, vërejtje që me gjasë do e konsolidojnë. Ne jemi nën agresionin e barabarësisë të injorantëve. E kemi detyrim të patjetërsueshëm që të jemi në mbrojtje dhe që të mos lejojmë që gjuha të degradojë në pikën e moskthimit.
Unë besoj që nuk është fare detyra e politikës dhe e asnjë politikani të hyjë në këtë territor dhe aq më pak të kontribuojë në atë që politika duhet të bëjë. Patëm një orë të errët në historinë tonë bashkëkohore. Në 100-vjetorin e Pavarësisë Kuvendi inicioni një proces për të hapur debate që vendet e tjera të civilizuara i kanë mbyllur prej shekujsh. E kemi mbështetur Akademinë e Shkencave për të shkruar librin e madh. Deri te mesjeta mëremi vesh përgjithësisht
Me këto ndjesi dhe me copëza të mbledhura për këtë fjalë që jam shumë i nderuar ta mbaj këtu, duke përfituar nga fakti që mbaj detyrën e kryeministrit. Jam dashnor i paepur i gjuhës shqipe.”, u shpreh Rama./Top Channel/