Të paktën 20 persona janë vrarë dhe më shumë se 40 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim me bombë në një stacion treni në Pakistan.
Bomba shpërtheu në qytetin jugperëndimor të Quetta-s, shkruan skynews.
Raportohet se rreth 100 pasagjerë po prisnin një tren për të udhëtuar në Rawalpindi.
Kryeministri Shehbaz Sharif tha se ata që orkestruan sulmin “do të paguajnë një çmim shumë të rëndë për të”, duke shtuar se forcat e sigurisë ishin të vendosura për të eliminuar “kërcënimin e terrorizmit”. /Telegrafi/