Barcelona do të përballet me Bayern Munchen të mërkurën në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Katalanasve u duhet fitorja dhe në të njëjtën kohë barazimi ose humbja e Interit ndaj Victoria Plzen.
Bayern Munich është nisur për në Spanjë, teksa Thomas Muller e ka shfrytëzuar rastin ta ngacmojë ish-bashkëlojtarin e tij, Robert Lewandowski.
“Lewa, ne po vijmë”, tha Muller duke qeshur.