Ti mundesh: Aksion i dhënies së gjakut

Me moton “Ti mundesh” Kryqi i Kuq i Bujanocit organizoi një aksion për dhurim vullnetar të gjakut në hollin e Shtëpinë e Kulturës.

Doktoresh Mirjana Todoroviq-Simoviq  nga Kryqi i Kuq në Bujanoc, i cili organizoi aksionin me Institutin e Transfuzionit në Nish, për portalin Spektri  thotë se “është e kënaqur me përgjigjen e deri tanishme të qytetarëve, mirëpo aksioni do të vazhdoj deri në orën 15:00 dhe presim që të ketë edhe më shumë dhurues”.

Sipas saj gjaku do ti dedikohet të gjithë spitaleve në nevoj nga Nishi e këndej.

Personat që mund të dhurojn gjak janë të moshës 18 deri në ate 65 vjecare, e që gëzojnë  shëndet të plotë.

Aksioni në fjalë do të organizohet njëherë në muaj në Komunën e Bujanocit.