Sipas trajnerit gjerman të Bayern Munich, Julian Nagelsmann, afati kalimtar i verës i zhvilluar nga Barcelona është i çuditshëm, pasi që spanjollët gjenden në një situatë financiare të keqe por sërish sigurojnë shërbimet e cilitdo lojtarë që dëshirojnë ata.
Barcelona bëri zyrtare lëvizjen e fundit të saj, duke nënshkruar pikërisht me një lojtar të Bayernit, Robert Lewandowskin, dhe kjo mund të jetë arsyeja e shpërthimit të Nagelsmann.
Polaku i dha fund qëndrimit tetëvjeçar te skuadra bavareze, për të kaluar te Barcelona, dhe kjo ishte zgjedhje e vet lojtarit që sipas tij nuk kishte më se çfarë të jepte në kampionatin gjerman.
Barcelona u përfshi edhe në një tjetër kalim mjaftë të shtrenjtë, ajo transferoi yllin e Leeds United, Raphinhan për shifrën e 60 milionë eurove, e pastaj edhe disa lojtarë të tjerë i siguroi si lojtarë të lirë.
Çfarë thotë Naglesmann për transferimet e Barcelonës?
Trajneri gjerman mbetët i hutuar se si diskutohet vazhdimisht për gjendjen e keqe financiare të Barcelonës ndërsa ekzekutojnë një varg marrëveshjes dhe jo të gjitha me çmime të lira.
“Ata kanë marrë shumë lojtarë të rinj, jo vetëm Lewandowskin. Barcelona është i vetmi klub në botë që mund të blejë lojtarë pa pasur para. Është e çuditshme dhe e çmendur.”
Cilat janë transferimet e Barçës deri më tani?
Presidenti i Barcelonës, Juan Laporta, u gjend në një situatë mjaftë të vështirë dhe pothuajse me duar të lidhura, por ai asnjëherë nuk është ndalur duke siguruar shërbimet e lojtarëve të mëdhenj për skuadrën.
Lojtarët si: Franck Kessie, Andreas Christensen erdhën nga Milani dhe Chelsea respektivisht pas një kontrate të mbaruar por që sërish ka një kosto të madhe, me rrogat e larta të futbollistëve.
Pastaj transferimi i Raphinhas për 60 milionë euro nga Leeds United, për të cilin luftuan me skuadrën londineze, Chelsean, kokë më kokë dhe duke mbaruar me një nga sulmuesit më të mirë në botë momentalisht, Robert Lewandowskin, për të cilin dhanë 50 milionë euro.
Në total duke shpenzuar 110 milionë euro në nënshkrime të reja pa larguar askënd si emër të madh nga skuadra, dhe kjo tingëllon paksa e çuditshme.
Në një pyetje të shtruar për Fabrizio Romanon, se si po arrin Barcelona të sigurojë aq lehtë futbollistët, pavarësisht gjendjes së keqe, ai u përgjigj: “Të jem i sinqertë, nuk e di. Askush nga njerëzit në futboll nuk e di, as lojtarët dhe as menaxherët nuk e dinë, askush nuk po mund t’i bie në fije se si po ja dalin të sigurojnë kaq futbollistë.”