Trump fajëson Zelenskyn për nisjen e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë

Donald Trump ka folur sërish për pushtimin e shtetit ukrainas nga Rusia.

Ish-presidenti amerikan ka fajësuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për pushtimin e Ukrainës nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në vitin 2022.

“Mendoj se Zelensky është një nga shitësit më të mëdhenj që kam parë ndonjëherë. Sa herë që ai vjen, ne i japim 100 miliardë dollarë”, tha 78-vjeçari në podcastin PBD, shkruan cnn.

“Kush tjetër ka marrë aq shumë para në histori? Nuk ka pasur kurrë. Dhe kjo nuk do të thotë që nuk dua ta ndihmoj, sepse ndjehem shumë keq për ata njerëz. Por, ai nuk duhej kurrë ta kishte lejuar të fillonte ajo luftë. Ajo luftë është një humbje”.

Ndryshe, Zelensky dhe Trump janë takuar muajin e kaluar dhe kanë folur rreth mundësisë së përfundimit të luftës. /Telegrafi/