Njëmbëdhjetë persona pësuan lëndime kur një aeroplan i aviokompanisë gjermane Lufthansa që po udhëtonte nga Buenos Aires në drejtim të Frnakfurtit, u godit nga turbulencat mbi Atlantik.
“Për fat të keq, pesë pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit kanë pësuar lëndime të lehta”, tha për Reuters zëdhënësi i Lufthansa.
“Siguria e fluturimit nuk është rrezikuar për asnjë moment”, u tha ndër tjera nga kompania gjermane.
Bëhet fjalë për një aeroplan Boeing 747-8 që transportonte 329 pasagjerë dhe 19 anëtarë të ekuipazhit. /Telegrafi/