Këshilli i Komunës së Preshevës, mbajti sot mbledhjen e III-të të radhës, në të cilën u morrën vendime të rëndësishme për zhvillim dhe përmirësim.
Pika e parë e rendit të ditës ishte rishikimi i buxhetit 2024. Në këtë pikë, u bë një analizë e hollësishme e shpenzimeve të komunës, në mënyrë që edhe fondet të shpërndahen drejtë dhe efektivisht për realizimin e projekteve kryesore.
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, tha që – “Rishikimi i buxhetit është një hap i rëndësishëm për t’i dhënë mundësi komunës sonë të funksionojë me efikasitet dhe për të plotësuar nevojat e qytetarëve tanë në çdo sektor.”
Në rend të ditës, ishin edhe shtatë pika tjera, të cilat ishin propozim kërkesa, vendime, aktvendime dhe shqyrtime të kërkesave:
“Rendi i ditës përfshiu edhe:
2. Propozim Vendim mbi ndryshimin dhe plotësimin e vendimit mbi taksat administrative komunale për vitin 2024.
3. Propozim-Kërkesë për sjelljen e Vendimit mbi planin rregullativ detaj në minierat sipërfaqësore – Trnave.
4. Propozim Aktvendim mbi lartësinë e kompenzimit të shërbimeve të varrimit.
5. Propozim Vendim mbi lartësinë e kompenzimit të harxhimeve të udhëtimit për të punësuarit në territorin e Komunës së Preshevës.
6. Propozim Vendim për përcaktimin e drejtimit të rrugës shtetërore linja II që kalon nëpër vendbanimin stacioni hekurudhor Preshevë, në territorin e komunës së Preshevës.
7. Shqyrtimi i kërkesave drejtuar Fondit për punë komunale dhe kërkesat e qytetarëve drejtuar Këshillit Komunal.
8. Të ndryshme.”
Postimi i plotë në Facebook: