U ngrihet dënimi me burg dy serbëve që i shërbyen Millosheviqit në planin për spastrim etnik

Dy ish-zyrtarëve të lartë serbë u është ngritur dënimi për krime lufte nga një gjykatë në Hagë, në gjyqin e fundit të madh për krime lufte nga konflikti në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci.

Gjykatësit zgjatën dënimet për dy aleatët e ish-presidentit serb, kriminelit Slobodan Millosheviq, duke i mbajtur përgjegjës për përfshirje në krime – përreth Bosnjë e Hercegovinë dhe në një qytet në Kroaci – si anëtarë të një plani të përbashkët për spastrim etnik të jo-serbëve nga zonat gjatë luftërave të Ballkanit në vitet 1990.

Dhoma e Apelit përmbysi lirimin dhe ngriti dënimet e Jovica Stanishiq, 72 vjeç, dhe Franko Simatoviq, 73 vjeç, nga 12 në 15 vjet burgim.

Të dy ata ishin zyrtarë të lartë që i shërbyen Millosheviqit si lidhje në planin e tij për spastrim etnik në pjesë të mëdha në Bosnje-Hercegovinë dhe Kroaci.

Gjykatësit hodhën poshtë një verdikt të vitit 2021 që thoshte se nuk ka prova të mjaftueshme për të dëshmuar se Stanishiqi dhe Simatoviqi ishin pjesë e planin të drejtuar nga Millosheviqi për të zhdukur kroatët dhe boshnjakët myslimanë dhe për krijimin e një toke serbe.

Në vendim thuhet se Stanishiqi dhe Simatoviqi mund të mbahen përgjegjës për krime në disa komuna boshnjake dhe në Kroaci për shkak të rolit të tyre në financimin dhe trajnimin e milicëve serbë gjatë ndarjes së Jugosllavisë.

Vendimi përfundimtar për të dy vjen pas një procesi shumë të gjatë gjyqësor për krime lufte.

Dy serbët u shpallën fajtorë për krime lufte më të gjëra përreth Ballkanit në shërbim të agjendës së dhunshme nacionaliste të Millosheviqit.

Ndoshta më i famshmi ishte Simatoviqi, i cili, megjithëse ishte zëdhënës i Stanishiqit, ishte më i njohur, shkroi The Guardian.

Zyrtari serb i inteligjencës u dërgua në Kroaci në vitin 1991 për të rekrutuar një njësi policie, ish-kriminelë dhe vullnetarë nacionalistë që do të vepronin si forcë paraushtarake për sigurinë e shtetit.

Njësia, e njohur si Beretat e Kuqe, mori një pseudonim më të njohur nga themeluesi i saj – djemtë e Frenkit – një emërtim për terrorin dhe vrasjen, që i atribuohet procesit të përsëritur të spastrimit etnik në Ballkan.

Kur luftërat në ish-Jugosllavi nisën, fillimisht në Bosnjë e më pas në Kosovë, erdhën djemtë e Frenkit, një komponent kyç në luftërat e Beogradit në shërbim të nacionalizmit serb./Koha.net