U shfaq në gjendje të rënduar psikologjike, Fjolla Morina shtrohet në spital

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, e cila prej muajsh ka shqetësuar ndjekësit në rrjetet sociale me gjendjen e saj të rënduar psikologjike, është shtruar në spital.

Fjolla ka hedhur akuza të rënda ndaj disa fytyrave të njohura publike, duke akuzuar me emra, që sipas saj janë kokat e krimit të organizuar e vrasës.

Burime të ‘n’ZOOM’ bën me dije se Fjolla u shtrua mbrëmjen e djeshme. Nuk dihet se me kë po qëndron vajza e saj e vogël, tashmë që Fjolla është në spital. Ndërsa që nga dita e djeshme, ajo s’ka postuar asgjë në ‘Instagram’, duke vërtetuar lajmin se ndodhet e shtruar.

Fjolla është parë në një gjendje të rënduar emocionale, teksa shpesh ka hyrë edhe “live” në Instagram dhe ka bërë akuza kundrejt kolegëve të saj. Ishte vetë nëna e këngëtares e cila reagoi duke u shprehur se Fjolla ka probleme psiqike prandaj edhe po vepron në këtë mënyrë.

Fjolla gjithashtu ka tronditur me deklaratën e saj për Vis Martinaj. Ajo pretendon se e di kush është personi që fshihet pas zhdukjes së Martinajt dhe akuzon shtetasin D.K nga Shijaku.