Unaza kurorë prej ari, rubini dhe diamanti e reperit të ndjerë, Tupac Shakur, u shit mbi 1 milionë dollarë duke u bërë artefakti hip-hop më u vlefshëm i shitur në ankand ndonjëherë, sipas Sotheby.
Unaza, që ishte dizajnuar nga Tupac dhe që e mbajti gjatë performancës së fundit publike, shkoi për tri herë mbi vlerën e përcaktuar nga shtëpia e ankandit.
Unaza u dizajnua për disa muaj sipas kurorave të mbretërve të lashtë evropianë si një akt “vetë-kurorëzimi” për të.
Ankandi prezantoi mbi 100 sende, përfshirë gjithçka nga pajisjet e studios në tekste të shkruara me dorë, letra private dhe pjesë arti origjinale të të gjitha kohërave të historisë hip-hop.