Policia bastis mëngjesin e sotëm Odën e Infermierëve: Arrestohet ish-drejtoresha dhe kontabilistja
Në vazhdën e një aksioni të madh për luftimin e korrupsionit, mëngjesin e sotëm UKP, me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, ka arrestuar ish-drejtoreshën e Odës së Infermierëve dhe kontabilisten e kësaj ode.
Pjesëtarët e UKP-së i kanë privuar nga liria, pasi dyshohet se ato kanë transferuar fondet e odës në llogaritë e tyre personale dhe kanë përfituar shuma të mëdha parash, që arrijnë në dhjetëra miliona dinarë. Madje, sipas burimeve, një pjesë e këtyre parave është marrë edhe nga ndihmat humanitare të destinuara për anëtarët e odës.
Kujtojmë se të shtunën, në një aksion të madh të policisë, u arrestua Dušan Rafailović, kryetari i Bordit të Standardeve.
Arrestimi i ri për korrupsion ndodhi pak pas këtij rasti, ku janë kapur 15 persona, mes tyre edhe Dragan Tikić, i njohur si “sherifi lokal” i Vojvodinës, i dyshuar për mashtrime tatimore që kanë dëmtuar buxhetin e shtetit.
Si u arrestua “sherifi lokal”, shikoni pamjet në video.
Lidhur me arrestimet e Dušan Rafailović-it dhe Dragan Tikić-it, është prononcuar edhe Prokurori i Lartë Publik i Beogradit, Nenad Stefanović.
Po ashtu, rikujtojmë se në një operacion të madh kundër korrupsionit disa ditë më parë u arrestua edhe Milorad Grčić, kryetari i komunës së Obrenovacit dhe ish-ushtruesi i detyrës së drejtorit të EPS.