Shkruan: Refik HASANI
Pardje, Këshilli i Lartë Gjyqësor i Serbisë, ka nxjerrë vendim, për zgjedhjen e dy gjyqtarëve të përkatēsisë nacionale Serbe për Gjykatën Themelore në Bujanoc.
Në këtë Gjykatë jan vetëm dy nga përkatēsia nacionale Shqiptare, kurse Gjyqtarë tjerë jan nga përkatësia Serbe, edhe pse Komuna e Bujanocit, është me shumicë Shqiptare, edhe sipas rexhistrimit të fundit.
Në letër edhe Kushtetuta e Serbisë e ndalon diskriminimin, duke përfshi edhe Ligji për gjykatës, ku cekët,se:
,,Gjatë propozimit për zgjedhjen e gjyqtarit dhe gjatë zgjedhjes së gjyqtarit është i ndaluar diskriminimi në çdo formë”.
Jo vetëm në Bujanoc, por edhe në Preshevë e Medvegjë, nuk ka përfaqësim, jo vetëm në Gjykata, por edhe në Prokurori Themelore, ky është në vazhdën e diskriminimit, është demotivim kur kemi kuadro që i plotësojn kushtet, është për të mbytur vullnetin e shfaqur për Gjykatës shqiptarë, gjithë ato që i kan plotësuar kushtet nuk mbetët tjetër vetëm të migrojn, sepse ka diskriminim gjithëandej.
Diskriminimi në Polici-zingjirin Komandues, në përfaqësim në institucione Lokale dhe Qendrore të Republikës së Serbisë, në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit Kombëtarë, Shëndetësi, Administratë Tatimore, ka diskriminim edhe në kulturë, në informim, në investime të zhvillimin ekonomik, diskriminimi edhe në pasivizimin e adresave-një pastrim entik i heshtur.
Shqiptarët, në Serbi jetojn në kushte pushtimi klasik, duke ju ekzpozuar frigës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje e asimilim.
Opinionet dhe vështrimet e botuara nuk shprehin domosdoshmërisht qëndrimin e redaksisë.