Vdiq në moshën 87 vjeçare, ylli i “Superman”

Aktori i ”Superman”, Terence Stamp, është ndarë nga jeta mëngjesin e së dielës, në moshën 87 vjeçare.

Familja e aktorit britanik konfirmoi vdekjen e tij në një deklaratë për Reuters.

 

”Ai lë pas një trup të jashtëzakonshëm pune, si aktor ashtu edhe shkrimtar, që do të vazhdojë të prekë dhe inspirojë njerëzit për shumë vite që do të vijnë”, tha familja e tij.

”Kërkojmë privatësi në këtë moment të trishtuar”.