Ditën e sotme po mbahet në Gjykatën e Apelit seanca për Erdgys Arrazin, i dyshuar si shkaktar për vetëvrasjen e gruas së tij, Almës, bashkë me tre fëmijët, nisi këtë mëngjes.
Procesi drejtohet nga gjyqtarja Elona Mihali. Erdgys Arrazi u transportua herët mëngjes nga burgu i Reçit dhe është i pranishëm në seancë së bashku me avokatin e tij, ndërkohë që janë të pranishëm janë edhe familjarë të tij.
39 vjeçarja Alma Arrazi që u vetëmbyt në lumin Bunë bashkë me 3 fëmijët e saj si pasojë e dhunës dhe tradhtisë së bashkëshortit.
39-vjeçarja u hodh nga ura e Bunës bashkë me fëmijët mbrëmjen e 2 Majit.
Ngjarja tragjike u zbulua kur u gjet rastësisht nga një peshkatar trupi i vajzës së parë, ndërsa trupat e tjerë u gjetën pas 3 ditë kërkimesh nga polumbarët. Tragjedia e familjes Arrazi dyshohet se është pasojë e dhunës psikologjike dhe tradhtisë bashkëshorte. /Pamfleti/