Një aksident tragjik ka ndodhur të shtunën mbrëma në rrugën Gjilan-Prishtinë, ku një veturë me tre të rinj ka rënë në Liqenin e Badovcit.
Sipas informatave ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, kur autoritetet janë njoftuar se një veturë kishte rënë në liqen.
“Dy viktima janë identifikuar, ndërkaq njëri ende jo. Të rinjtë kanë qenë rreth moshës 20 vjeç,” ka thënë Gashi.
“Me ndihmën e peshkatarëve dhe më pas të FSK-së, u arrit të gjendet vendndodhja e veturës dhe të nxirren trupat e viktimave,” ka deklaruar Gashi.
Ai bëri të ditur se dy trupa janë tërhequr nga uji, ndërkaq trupi i viktimës së tretë është gjetur brenda veturës.
Vdekjen e viktimave e konstatuan ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, tha zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti,
“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit dhe shkakun që çoi në këtë tragjedi. /Telegrafi/