Viola Von Cramon: Të vendoset prani e fuqishme e KFOR-it në gjithë Veriun e Kosovës

Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka dënuar sulmin në veri, ku u vra një polic i Kosovës.

Viola con Cramon ka thënë se duhet të vendoset prani e fuqishme e KFOR’it në Veri të Kosovës.

Ajo e ka quajtur sulm të orkestruar, po ashtu ka kërkuar që të hetohet pjesëmarrja eventuale e strukturave serbe nga Beogradi.

”Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës dhe shpreh solidaritetin tim të plotë me popullin e Kosovës.Sulmi i orkestruar ndaj forcave legjitime të policisë është absolutisht i papranueshëm, autorët e të cilit duhet të sillen para drejtësisë”, ka thënë ajo.

”Pjesëmarrja e mundshme e strukturave serbe (nga Beogradi) duhet të hetohet, ndërkohë që është e domosdoshme të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur qetësinë dhe rendin. Prandaj, unë u bëj thirrje të gjithë aktorëve që të bindin njerëzit e armatosur në manastirin e Banjskës që të lënë armët dhe dorëzohet pa vonesë të mëtejshme”, ka thënë Viola con Cramon.

Më tutje ka thënë se Qeveria duhet të i marrë të gjitha masat deeskaluar.

Po ashtu ka shprehur ngushëllime për familjen e policit të vrarë.

”Unë mirëpres në këtë aspekt masat e kujdesshme dhe deskaluese të qeverisë së Kosovës sot, duke shpresuar që të gjithë të qëndrojnë të qetë në çdo pjesë të Kosovës. Unë shpreh ngushëllimet e mia në emër të Parlamentit Evropian të familjes së policit të Kosovës të vrarë sot detyrë dhe sinqerisht shpreson në shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve”, ka thënë ajo.