Vjosa Osmani: Është e domosdoshme që Kosova të bëjë hapa drejt anëtarësimit në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se vetëm anëtarësimi në NATO i gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor të cilat mëtojnë një gjë të tillë do të mund të ketë efekt për stabilitet afatgjatë për rajonin.

E para e vendit në një konferencë të përbashkët me homologun nga Bullgaria, Rumen Radev, ka thënë se është e domosdoshme që Kosova të bëjë hapa përpara drejt anëtarësimit në NATO duke filluar me Partneritetin për Paqe.

“Duke ditur sfidat e sigurisë në të cilat po kalon kontintenti e rajoni është e domosdoshme që Kosova të bëjë hapa përpara drejt anëtarësimit në NATO, duke filluar me Partneritetin për paqe, vetëm anëtarësimi në NATO i gjitha shteve të Ballkanit Perëndimor të cilat mëtojnë një gjë të tillë do të mund të ketë efekt për stabilitet afatgjatë për rajonin tonë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka falënderuar Bullgarinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.