Vlogeri’ teston iPhone 15 Pro Max nën ujë

Vlogeri, i njohur HaerteTest në YouTube ka publikuar një video ku teston rezistencën e modelit iPhone 15 Pro Max në ujë.

Ai vendosi që ta testonte modelin më të shtrenjtë të linjës iPhone 15 duke e zhytur me dhjetëra herë në një lumë.

Përveç kësaj, siç shihet në video, ai e vendosi ‘smartfonin’ për 10 minuta nën ujë derisa aktivizoi edhe kohëmatësin në telefon

Pavarësisht zhytjeve me dhjetëra herë dhe kohën 10-minutëshe nën ujë modeli iPhone 15 Pro Max punonte mjaf mirë dhe nuk kishte ndonjë problem.

Vlogeri në fund shihet duke shkrepur disa fotografi me këtë telefon për të treguar që kamera nuk është dëmtuar.

https://www.youtube.com/watch?v=Bho-EHmY6cc