Vuçiq: Kemi prova ku dëgjohen policët e Kosovës duke qeshur dhe duke mos dashur të ndihmojë serbët e plagosur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është drejtuar publikut lidhur me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Vuçiq në fillim të fjalës së tij tha se kjo është një nga ditët më të vështira për popullin dhe vendin serb që nga viti 2004.

Ai ka deklaruar se nuk e justifikon vrasjen e policit kosovar.

“Në asnjë mënyrë nuk dua të justifikoj vrasjen e një polici shqiptar dhe as nuk mund ta justifikoj atë. Është absolutisht e dënueshme dhe është diçka që nuk i duhet askujt, Kurti është organizatori kryesor i kaosit në Kosovë dhe nuk ka të bëjë me të – tha Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se tre policë serbë janë vrarë teksa ka dyshime edhe për një të katërt.

Ai ka thënë se posedon video ku dëgjohen se pjesëtarët e Policisë së Kosovën dëgjohen duke qeshur dhe mos dashur të ndihmojnë serbët.

“Ndaj tyre u krye një sulm brutal dhe ne në fillim menduam se pse nuk e bëri KFOR-i, do të kishte më pak viktima. Sipas informacioneve që disponojmë, thuhet se tre serbë kanë vdekur në Kosovë. Dy sigurisht nga zjarri snajper, kur nuk ishte e nevojshme që të likuidoheshin. Dy mbetën të plagosur rëndë, ndërsa frika se ka mbetur i vrarë edhe personi i katërt. E ndoqëm, përgjuam se çfarë po bënte policia shqiptare, do t’ju tregojmë provat, ndoshta edhe gjatë konferencës, presim vetëm përkthimin – tha Vuçiq dhe shtoi se ka video në të cilat dëgjohen policët e Kosovës duke qeshur dhe duke mos dashur të ndihmojë serbët e plagosur./Sinjali