Vuçiq: “Nëse nuk vendosim sanksione ndaj Rusisë, jemi në problem të madh, nëse i vendosim e di saktësisht se çfarë do të ndodhë”





Nëse nuk vendosim sanksione kundër Rusisë, do të jemi në telashe të mëdha, por nëse i vendosim ato, atëherë ata do të na godasin pas shpine për pesë ose gjashtë ditë dhe kaq, ka thënë Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në ditës e shënuar për BIA-n në Beograd.

Vuçiq kujtoi disa fjalë të Barack Obamës, i cili kishte thënë se nuk mund të mbështetemi vetëm te ushtria për të mbrojtur sigurinë tonë, por nevojitet edhe një agjenci e fortë civile.

“Sot jetojmë në një kohë kur veprimtaria e shërbimit tonë është më e rëndësishmja, sidomos për shkak të faktorëve të jashtëm. Beogradi ka qenë si Casablanca javët e fundit. Kur kemi mysafirë nga Rusia, zbulojmë ata nga shërbimet perëndimore që i shoqërojnë. Kur kemi mysafirë nga perëndimi, atëherë të tjerët ndjekin gjurmët e tyre. Kjo tregon se sa të interesuar janë ata jo vetëm për njëri-tjetrin, por për këtë copë toke që do të donim ta ruanim për brezat e ardhshëm” tha Vuçiq.