Vuçiq: Të gjithë duan t’i japin fund sagës me Kosovën, s’do zgjedhin mënyra





Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se presioni ndaj Serbisë do të rritet, pasi sipas tij, të gjithë e duan fundin e sagës me Kosovën.
Sipas tij, ndërkombëtarët nuk do të zgjedhin mënyra për të arritur në fund të asaj, që ai e quan sagë.

“Situata rreth Kosovës është shumë e ndërlikuar dhe e jona është të luftojmë për paqen dhe të bëjmë gjithçka për ta ruajtur atë, gjë që po e bëjmë. Nuk duhet të kemi panik dhe të mendojmë se dikush do ta rrëzojë atë paqe, por duhet të jemi të gatshëm t’i rezistojmë të gjitha provokimeve”, është shprehur Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se ishte i dërguari special i ShBA-së ai që vizitoi Serbinë një ditë pasi vizitoi Kosovën, me të cilin, sipas Vuçiqit, biseduan për të gjitha çështjet që janë të hapura në raport me Kosovën.