Vulin në krye të BIA-së!!!!





Siç raportojnë mediat serbe, ish-ministri i Policisë tashmë do ta zëvendësojë Bratisllav Gashiq, i cili ishte në krye të BIA-së që nga 2017-ta.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në prezantimin e qeverisë së re, që do të drejtohet nga Ana Brnabiq, tashmë Gashiq-in e ka kthyer në pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme, duke e zëvendësuar me Vulin-in.

Gashiq kishte qenë ministër i Mbrojtjes 2014-2016. Ai pati dhënë dorëheqje nga detyra, pas një komenti seksist drejtuar një gazetari të televizionit B92.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme pati organizuar personalisht përgjimin e opozitarëve rusë të siguruara nga BIA, duke konfirmuar se Qeveria e Serbisë është e gatshme t’i nënshtrojë shërbimet e saj të sigurisë ndaj presidentit të Rusisë Vladimir Putin.

Vulin gjatë një takimi me sekretarin e Sigurisë Kombëtare të Rusisë, Nikolai Patrushev i kishte dorëzuar video të takimeve të opozitës ruse në Beograd, pas të cilëve janë arrestuar aktivistët Andrei Pivovarov dhe Vladimir Kara-Murza.

Së voni janë publikuar informacione se Rusia dhe Serbia në fshehtësi kanë formuar një grup të përbashkët pune për të luftuar kundër “revolucioneve me ngjyra”, detyra e të cilit është të shtyp demonstratat dhe organizimet masive të qytetarëve.