West Ham i ka dërguar ofertë prej 40 milionë euro Chelseat, për shërbimet e Conor Gallagher.
Kështu po raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili theksoi se Chelsea akoma s’ka vendosur për fatin e anglezit.
Për largimin e tij do të vendosë trajneri Mauricio Pochetino, pasi do të bisedojë me drejtuesit e klubit.
Ndrysh, Gallagher ka pasë shumë pak hapësirë në sezonin e shkuar te Chelsea, dhe mund të zgjedhë një aventurë të re në pjesën tjetër të Londrës.
Chelsea tashmë ka përfituar mbi 250 milionë euro nga shitjet e lojtarëve gjatë këtij afati kalimtar të verës./Klan Kosova