“Xhadë Fest 2025” në Preshevë – arti, muzika dhe kultura pushtojnë qytetin

Më 22 gusht 2025 (e premte) Presheva bëhet qendra e artit, kulturës dhe muzikës me edicionin e tretë të festivalit “Xhadë Fest”, i cili këtë vit vjen me moton “We Wander. We Wonder.”

Festivali nuk është vetëm muzikë, por një urë lidhëse midis njerëzve, kulturave dhe qyteteve si Presheva, Prishtina, Beogradi, Shkupi dhe Peja. Përmes artit, diskutimeve, filmave dhe muzikës, festivali synon të sfidojë kufijtë dhe të krijojë një hapësirë të përbashkët energjie e krijimtarie.

Ky është programi i ditës në “Xhade Fest”:

Amfiteatri i Shtëpisë së Kulturës

  • 13:00 – Panel diskutimi
    (Re)discovering the Spaces for Art and Culture
    Paneli sjell zëra nga Peja, Beogradi dhe Prizreni për të diskutuar mbi hapësirat kulturore dhe mënyrën se si të rinjtë krijojnë dhe rimarrin hapësira për art.
    Folës: Vullnet Sanaja, Teodora Simiq, Somer Shpat
    Moderator: Luka Knezheviq Strika
  • 15:00 – Shfaqje filmash
    “Possible Worlds” – Shkamb Jaka
    “Touch and Haptics” – Laureta Hajrullahu
    Dy artistë të rinj që eksplorojnë kufirin mes realitetit, teknologjisë dhe imagjinatës.

Qendra e Preshevës (para Komunës)

  • 19:00 – Spektakli Final
    • Instalacion 3D Mapping nga artisti vizual Florian Çanga (Tiranë) që transformon ndërtesën e Komunës në një kanavacë dritash dhe ngjyrash.
    • Koncerte live & DJ Sets:
      Offchestra – powerhouse nga Prishtina që përzien funk, jazz dhe ritme ballkanike.
      DJ Wise – i njohur për setet shpërthyese house, disco, hip-hop & afro grooves.
      DJ 808 – energji house & afro house nga skena e Prishtinës.